Vedat Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga

Vedat Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga

Vedat Muriqi ka mundur të realizojë një tjetër dalje mjaft të mirë në këtë fundjavë. Forma e lojtarit ka qenë fantastike teksa ka mundur të realizojë dhe dy gola për Mallorcën. Kosovari edhe një herë ka mundur të dëshmojë një formë si i pandalshëm në daljen e tij.

Mallorca këtë fundjavë mundi të marrë një barazim 2-2 përballë Osasunës. Me dy gola të shpejtë vetëm në katër minuta, Pirati shënoi një thjetër formë mbresëlënëse. Më tej nën këtë formë ai u vlerësua me notën 9.2. Përsëri ai ka mundur të vendoset në formacionin e javës në La Liga mes emrave të tjetë të rëndësishëm në botën e futbollit.

Sulmuesi i kosovës në këtë renditje ishte i dyti më i vlerësuari. Përpara tij në këtë renditje ishte Dani Olmo i Barcelonës me notën maksimale prej 9.5

Vedat Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga
Vedat Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga

Pjesë e këtij formacioni ka qenë Inaki Pena në portë, ndërsa më tej në mbrojtje ka qenë pjesë e rendësishme dhe Marc Bartra, Gerard Martin e Hancko. Mesfusha ka pasur po ashtu disa yje mjaft të rëndësishëm në futbollin e sotëm.

Lamine Yamal, Berenguer, Dani Olmo dhe Moleiro ishin pjesë e formacionit si mesfusha më e mirë në këtë javë.

Sulmi në këtë javë përvec se kishte Muriqin si pjesë mjaft të rëndësishme, përfshinte po ashtu dhe Alexander Sorloth dhe Perez. Edhe një herë Pirati ka treguar se është pjesë mjaft e rëndësishme për Mallorcën duke shërbyer si pikë kyce.