Sulmuesi kosovar i cili rinovoi së fundmi me Mallorca ka treguar dhe një herë potencën e rij në fushën e lojës. Muriqi është vendosur në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligës në javët e para të zhvillimit të saj. Kjo sjell në foks se forma e tij do të jetë premtuese në këtë sezon. Njëherësh në hierarkinë e klubit ai është duke u distancuar duke u shndëruar në golashënuesin më të mirë. Por, e gjitha kjo shihet se ka një problem. Problemi është se pavarësisht formës së tij dhe golave të shërbyer është pikërisht vendosja në ekip i cili nuk po bën përparime të vazhdueshme.
Në listën e La Ligës ai është vendosur fill poshtë Kylian Mbappe, duke lënë me numër të barabartë golash, Buchananin e Villareal dhe Raphinën e Barcelonës. Kontributi i tij ka qenë po ashtu dhe ndaj ekipit kombëtar duke shënuar. Ai ka shërbyer më tej dhe duke sjellë një frymë shtytëse më tej në ekip.
Golat e tij nuk kanë sjellë një vendosje të mirë të ekipit. Dhe pse në renditjen e lojtarëve ai prezanton kështu klubin e Mallorcës. Me 37 ndeshje të shënuarë në La Liga gjatë 112 ndeshjeve ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë.

Golashënuesit më të mirë në historinë e Mallorcas në La Liga
Samuel Eto’o – 54 gola
Juan Arango – 45 gola
Vedat Muriqi – 37 gola (112 ndeshje)
Victor Casadesus – 37 gola (197 ndeshje)



