Kupa e Botës për Klube është duke u zhvilluar. Një edicion i cili është duke sjellë për herë të parë format i cili është shumë më i zgjeruar. Janë 32 ekipe pjesëmarrëse nga e gjithë bota të cilat janë duke garuar për më shumë se një muaj. Event i cili është i ngashëm me Kupën e Botës por pjesmarrëse janë klubet e ndryshme sportive.
Ishte pikërisht dita e parë e saj e cila solli në fokus disa takime mjaft të rëndësishme. Është interesante përballja e skuadrave të ndryshme të cilat nuk janë të rankuara në të njejtin nivel por po takohen për herën e parë mes tyre. Përvec se pjesëmarrëse në këtë kompeticion janë ekipet gjigande të europës, ka dhe shumë klube të tjera. Përbërja ka vendosur përballë dhe shumë takime që mund të zhvillohen dhe me klube amatore.

Mes emërave të mëdhenj që janë në kompeticionet e ndryshme sportive, bie në sy dhe një përfaqsim i klubeve të vogla. Të cilat arrijnë të mbajnë gjallë shpirtin e garës dhe te sjellin me një farë krenarie futbollin e tyre kombëtar. Nder to është e mundur që të përmendim Espérance de Tunis, Mamelodi Sundoëns dhe Ulsan HD
Esperance de Tunis është një klub i cili është themeluar në 1919. Simoli i klubit është trashëgimnia dhe rezistenca e popullit tunozian. Mamelodi Sundoëns, janë të njohur për inovacionin që kanë sjellë në fushën e blertë. Në krahun tjetër qëndron qetësisht ekipi i Ulsan HD, aziatikët që janë të gatshëm të sfidojnë botën.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.