Gian Piero Ventura një prej legjendave që ka drejtuar Italinë ka folur në lidhje me gjendje e klubit. Një atmosferë e krijuar që e vendos atë përballë gjendjes aktuale që ata janë duke kaluar. I pranishëm në fitoren e siguruar nën drejtimin e Gattuso ai ka folur për ecurinë dhe të ardhmen e “Azzurëve”. Ventura e cilësoi si një itali ndryshe kjo e shfaqur nën drejrimin e Gattuso dhe asaj të mëhershme me Spalletin.
Tashmë, grupi duket sikur ka më shumë hapësirë në diapozicion. Gjendja e tyre vlerësohet potencialisht mirë dhe shihet si një hap mjaft i mirë që ka ndërmarë Gattuso. Vetëm, besimi që ai ka rikthyer në ekip se mund t’ia dalin është i mjaftueshëm dhe i nevojshëm. Tashmë nën shpirtin e sakrificës dhe gëzimit në ekip do të kenë mundësi që të sjellin një formë të mirë.

Ventura e njeh një eksperiencë të tillë duke qenë se në kualifikueset e 2017 ai e humbi shansin që ta vendoste skuadrën në këtë kompeticion të madh. Në play off asaj kohe përballë Suedisë, Italia dështoi që ta kalonte këtë hap. Eksperiencë e cila e ndoqi dhe më tej në vitin 2022, Mancinin i cili u eleminua prej Maqedonisë së Veriut.
Fitorja e tyre riktheu një besim dhe lejoj që të shndëronte një lojë shumë më pozitive në ekip. Tashmë në sfidën e ardhshme ata kanë kaluar një pengesë dhe do të kenë besimin e duhur për të shkuar më tej. Ventura theksoi se stabiliteti i skuadrës do të vijë me kohë dhe është një proces i cili është ndërmarrë tashmë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.