Vinicius është shumë më pranë një kalimi në Arabinë Saudite

Vinicius është shumë më pranë një kalimi në Arabinë Saudite

Sauditët janë përsëri të gatshëm për të ndjekur Vinicius Jr në afrimin e tij. Lojtari I cili në Real Madrid duket se nuk është në periudhën e tij më të favorshme, është duke u zhvendosur nga ekipi. Situata e tij në klub pas ikjes së Xabi Alonso është shumë më e qetë dhe duket se është në planin kryesor të Arbeolës. Por, mungesa e një rinovimi nuk është një siguri për qëndrimin e tij në klubin spanjoll.

Arabët kanë shprehur interesin më herët për afrimin e tij dhe pse në pamundësi për të sjellë një rinovim të qëndrimit. Viniciu është rivendosur dhe një herë në planin e tyre si një opsion që do të ndryshonte zhvillimet e brendshme. Al Hilal është I gatshëm që të përmbushë të gjitha kushtet e lojtarit duke e cilësuar si një opsion të vlefshëm për afrim.

Vinicius është shumë më pranë një kalimi në Arabinë Saudite
Vinicius është shumë më pranë një kalimi në Arabinë Saudite

Kalimi I tij në kampionatin saudit është theskuar si një realizim I mundshëm gjatë kësaj vere 2026. Është pikërisht mungesa e një kontrate e cila ka ngjallur më tej dyshime në lidhje me vendosjen e tij në të ardhmen. Qershori 2027 shënon dhe përfundimin e kontratës së tij me klubin madrilen.

Kërkesa financiare është një prej më primareve për të nga ku ende nuk dihet nëse do të ketë një kalim të tillë. Perez dukshëm është I bindur që nuk do të krijojë ndasi në ekip duke sjellë një kontratë të re për lojtarin. Kjo sjell më shumë hapësirë për klubin arab që të mendojë një transferim.