Ekipi madrilen duket se është ndarë në dysh sa I përket raportit të tyre me trajnerin Alonso. Pakënaqësia e lojtarëve ndaj Alonso nuk është vetëm e Vinicius tashmë, duke qenë se janë të përfshirë dhe disa lojtarë të tjerë në këtë listë. Raporti I tyre ka nxjerë në pah më tej dhe një tjetër marrdhënie aspaj të mirë mes lojtarëve dhe teknikut.
Tashmë, janë disa prej tyre të cilët besojnë në trajneri dhe kanë vlerësim maksimal për lojën që është përpjekur të sjellë në ekip. Ndër to janë Kylian Mbappe, Arda Guler, Alvaro Carreras, Thibaut Courtois dhe Dean Huisjen cka kanë treguar se janë tepër besimplotë në epokën e tij në ekip.

Por, krahu tjetër I cili përfshin Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Federico Valverde, Brahim Diaz, Endrick dhe Ferland Mendy ka një tjetër optikë sa I përket lojës së tij në ekip. Lojtarët e mësipërm janë vendosur në dyshim sa I përket mënyrës si ai është duke drejtuar ekipin. Në të njejtën kohë janë shfaqur mjaft mosbesues në teknikën e tij.
Është pikërisht kjo gjendje e tensionuar e cila është krijuar në skuadër cka nxit më tej dhe një seri pakënaqësie. Lojtarë të cilët nuk kanë mundur të shujnë këtë duke renditur se ekipi ka seri prej tre ndeshjesh pa fitore. Situatë aspak e këndshme është krijuar cka dikton se do të duhet një mobilizim më I gjerë në shuarjen e saj. Duke pasur një ndarje të tillë mendohet se do të jetë dhe më e vështirë puna e teknikut në ekip.



