Sulmuesi brazilian është shndëruar në një emër mjaft të kërkuar. Vinicius JR, është përfolur për një largim të mundshëm nga Real Madrid në këtë sezon. Ekipi ku ai mundi të tregojë të gjithë potencialin e tij dhe të shkëlqejë në fushën e lojës. Mendohet se kërkesa e tij për një përfitim ndryshe, shumë herë më të madh nuk është pranuar.
Pavarësisht, situatës ekonomike në të cilën ndodhet ekipi, ata nuk pranojnë. Braziliani e ka nisur kërkesën e tij duke u mbështetur në mënyrën e kompesimit që ka shoku i tij i ekipit Mbappe.
Kjo situatë në ekipin e Los Blancos, padyshim që ka nxitur një seri ekipesh të jenë në lëvizje. Sulmuesi ka një potencial zhvillimi dhe e ka demostruar më së miri në lojën e tij. Një ofertë tepër e vlefshme monetare ka ardhur nga klubet e Arabisë Saudite. Klubet arabe e kanë treguar tashmë që pagesa nuk është aspak një kusht i diskutueshëm për ta. Gjithmonë, kur bëhët fjalë për yje që e kthejnë vëmëndjen e mbështetësve ndaj ekipit blerës.

Por, mesa dujet refuzimi i ofertës së majme tregon se situata e tij në Los Blancoë është shumë më e qetë. Ata janë pozicionuar tepër të sigurt për të ardhmën e lojtarit të tyre. Mosmarveshjet janë sheshuar dhe mendohet se kontrata e tyre do të jetë për një pesë vjecar të ardhshëm.
2029 me një opsio zgjatje është kontrata e tij me ekipin. Cka e betonizon talentin brazilian për katër sezone të ardhëshme.