Vinicius Jr, opsion transferimi në Arabinë Saudite

Shpesh është përfolur për një largim të mundshëm të Vinicius Jr në ekipet e Arabisë Saudite, tashmë këto ekipe janë bërë të njohura për lëvizjet e tyre ekspresive që bëjnë duke siguruar për lojtarët e tyre shuma të majme parash. Mesa duket dhe qëllimi I këtij transferimi të mundshëm të Vinicius Jr drejt klubeve të Arabisë Saudite është thjesht Monetar.

Sulmuesi anësor, ka një kontartë të vlefshme me Real Madrid deri në vitin 2027 dhe në intervista të ndryshme por dhe me drejtuesit e ekipit ai është shprehur se kërkon që të zgjasë më tej angazhimin e tij te Reali duke qenë se e vlerëson frymën e ekipit por dhe kontributin që ai ka dhënë për këtë ekip. Mundësia që ai të qëndrojë në ekipin madrilen është vetëm nëse për të do të miratohet një rritje page.

Pagesa sipas drejtuesve dhe vetë presidentit të klubit Perez, nuk shihet e mundur të ndryshojë duke qenë se ekulibrat financiarë janë tepër të rëndësishëm dhe nuk kërkojnë që të prishin ato në momentin që ofrojnë një shumë ndryshe. Vinicius dukshëm është duke kërkuar për më shumë të ardhura duke qenë se krahasimi I tij është me Mbamppe I cili mundi të fitojë më shumë prej kërkesës së tij, një fitim I cili nuk vjen prej pagës por marveshjes që ka arritur të nënshkruajë.

Pavarësisht, dhe një angazhim dy vjecar në Arabinë Saudite dhe një rikthim në klubin madrilen nuk parapëlqehet prej të dy klubeve duke qenë se kërkojnë që të kenë një mundësi të plotë angazhimi për sulmuesin e rri. E paqartë situata për Vinicius I cili është duke rishikuar të gjitha mundësitë për sezonin e ardhshëm.