Real Madrid është duke hasur në një periudhë të ëvshtirë, klubi kërkon që të sigurojë më tej vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj. Të vendosur përballë këtij fakti ata kërkojnë që Vinicius JR të vazhdojë të jetë pjësë e klubit. Vinicius I cili e di rëndësinë e tij në klub dhe është konsideruar më herët si një lojtar kyc, ka bërë një kërkesë mjaft të vecantë.
Është pikërisht, kërkesa e tij për një bonus shtesë që të ketë mundësi për të rinovuar kontratën më tej me Los Blancos. Por, ai është ndeshur me një refuzim të prerë të Florentino Perez. Është drejtuesi I klubit I cili ka refuzuar kështu që të japë një shumë ekstra në këmbim të rinovimit. Kjo sepse është një parim që ata e konsiderojnë të pamundur për ta shkelur.

Ka qenë sulmuesi Brazilian I cili e ka bërë shpesh këtë kërkesë të tij dhe agjentët e tij që e kanë shfaqur në mënyrë zyrtare. Real që kërkon ta ketë dhe për vitet në vijim sulmuesin nuk ka mundur që të rinovojë kontratën. Kontratë e cila ka ngelur dhe nuk ka një rinovim të saj në vazhdim.
Janë po ashtu dhe shumë mbështetës që qëndrojnë pranë lojtarit ku theksojnë se do të duhet të ketë një reflektim. Ndryshim I pagesës në bazë të asaj që ai ka kontribuar në ekip është I nevojshëm. Por, Real I cili do të qëndrojë I njëanshëm kërkon që një praktikë e cila nuk është zbatuar më herët të mos krijojë precedent në vazhdim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.