Ekipi I vajzave të Vllaznisë ka mundur të hedhë një tjetër hap të madh në rrugëtimin e saj. Ekipi ka mundur të sigurojë kualifikimin e tyre të dytë në UEFA Womens Europa Cup. Në një përballje me Ukrainën ja arritën të siguronin një fitore të sigurt 2-0. Ndeshje e cila u luajt në shtëpi për shkodranet, rikonfirmoi dhe një herë formën e tyre dhe mundësinë për të prekur skenat europiane.
Vllaznia arriti të shënojë përmes Megi Docit dhe Teresa Deda, gola të cilët erdhën gjatë pjesës së dytë. Përkatësisht në minutën e 63 dhe të 87, duke e vendosur ekipin shumë më të sigurt në kualifikimin e tyre. Ekipi arriti të triumfojë në të dy përballjet e tyre të mëhershme. Tashmë, ata janë në pritje për të njohur kundërshtarin e radhës në shortin I cili pritet të hidhet të premte.

Në sfidën e tyre përballë Kolos Kovalivka, ekipi do të duhet të udhëtonte prejt Ukrainës. Por, me situatën e cila është atje është përcaktuar që me dakortësi të ketë një tjetër stadium ndaj dhe loja u zhvillua në Loro Borici duke dhënë kështu mundësinë më të mirë për vajzat e shkodrës. Por, nga ekipet shqiptare vetëm Vllaznia arriti fitoren e saj. Duke qenë se Partizani humbi në sfidën e tyre nga Spartak Subotica me rezultatin 3-0. Në këtë mënyrë ata e mbyllën dhe rrugëtimin e tyre drejt europës.
UEFA Ëomen Europa Cup është kompeticioni I dytë më I rëndësishëm në UEFA për futbollin e vajzave. Tashmë, vllaznia do e ketë një mundësi për të vendosur një hap mjaft të mirë në këto dalje.



