Vllaznia e gatshme për sfidën e saj në Konferenc Ligë

Vllaznia e gatshme për sfidën e saj në Konferenc Ligë

Vllaznia hapin e saj të radhës e ka në europë, vendosja e saj në Superiore do t’i japë mundësinë që të ndeshet kështu në Konferencë Ligë. Dhe pse në këtë sezon ekipi luftoi fort nuk kishte fatin pranë saj që të triumfonte me një kupë. Gjithësesi, një kompeticion është i vlefshëm për të dhe shkodranët janë të gatshëm që të sjellin më të mirën në këtë dalje. Pritet të jetë një sfidë përballë BFC Daugavpils

Shkodranët janë të gatshëm për të bërë një hap më tej në vendosjen e tyre duke kërkuar fazën tjetër të kompeticionit. Edi Martini drejtuesi teknik i klubit është shprehur në lidhje me këtë ndeshje ku ka vleresuar seancat stërvitore.

Sipas tij ekipi vjen pas një pushimi dhe rigjenerimi ku do të jenë në gjendje të synojnë më shumë në të ardhmen e këtij sezoni. Ai ka folur për gjendjen e disa lojtarëve të cilët janë konskderusr si në pikë pyetje sa i përket angazhinit. Mala është një prej tyre i cili ka pasur disa probleme, por do të jetë i pranishëm në stol.

Vllaznia e gatshme për sfidën e saj në Konferenc Ligë
Vllaznia e gatshme për sfidën e saj në Konferenc Ligë

Krymi një tjetër emër i rëndësishëm është stërvitur me ekipin cka nënkupton se do të jetë pjesë e lojës në ndeshje. Pavarësisht disa lëkundjeve sipas tij është e rëndësishme që ekipi të mund të sigurojë pikë të vlefshme nga kjo ndeshje. Cka do e bëjë hapin e radhës shumë më të thjeshtë për shkodranët.

Ai deklaroi se ekipi ka rezerva mjaftueshëm të cilat garantojnë po të njëjtën cilësi në lojën e shkodranëve. Ndaj nuk duhet të jenë të stepur për disa mungesa që mund të konsiderohen. Ekipi sipas tij do të duhet të jetë luftarak.