Vllaznia ka mundur të sigurojë një fitore historike, përmbysje e cila I jep mundësinë për të vazhduar më tej ëndërrën në europë. Ekipi shkodran mundi të sigurojë një fitore spektakolare në Letoni ku përmbysi një prej disavantazheve në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi. Vllaznia mundi që të triumfojë me një rezultat të përgjithshëm 4-3.
Udhëtimi I tyre në letoni shkoi mjaft mirë ku mundën të siguronin një fitore 4-2. Fitore e cila jep mundësinë që shkodranët të jenë pjesë e fazës së dytë në Ligën e Konferencave. Ishte pikërisht një lojë mjaft e mirë e zhvilluar prej tyre që jep për ekipin një mundësi kualifikimi. Mensah, ishte ai I cili theu akullin e kësaj sfide duke shënuar golin e parë. Kundërpergjigje e cila ishte tepër e shpejtë dhe barazoi shifrat në dy minuta.

Vllaznia vazhdoi më tej duke tentuar për të ndryshuar rezultatin e lojës. Yago ishte ai I cili realizoi një gol dhe mundi të barazojë shifart. Kështu që shpresa e shkodranëve u rikthye përsëri. Në minutën e 74 Dodaj mundi të realziojë gjithashtu dhe të shndërojë këtë në një mundësi për ta. Mala në minutën e 87 e tentoi përsëri dhe arriti të gjente portën.
Ishte pikërisht kjo vulosja e rezultatit në një ndeshje ku ata ishin kërues dhe mund ta realizonin këtë fitore. Ekipi shkodran bëri një hap të madh duke vazhduar më tej ëndërrën e tyre në Konferencë Ligë. Ekipi në sfidën e radhës do të jetë përballë ekipit të Reykjavik I cili arriti të mposhte Malishevën.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.