Vllaznia hedh një hap të sigurt në Konferencë Ligë

Vllaznia hedh një hap të sigurt në Konferencë Ligë

Skuadra shkodrane e cila zhvilloi ndeshjen e saj të parë në fazën e dytë të Konferencë Ligë ka mundur të sigurojë një fitore. Është pikërisht një fitore e cila tejcon më shumë shpresë në ekipin shkodran. Rrugëtimi europian duket se është më I favorshëm për shkodranët, që përballë Vikingur arriti të siguronte një fitore.

Një ndeshje në shtëpi ishte një mundësi e mirë për nisjen në këtë fazë të dytë. E shoqëruar dhe me një lojë të mirë, Vllaznia tregoi se është në një nivel të mirë europian. Sfidë e cila ishte mjaft emocionuese dhe Vllaznia pati mundësi që të përmbyste rezultatin e lojës. Loja, nisi me një presion që ushtruan miqtë për të siguruar terenin e huaj. Vikingur arriti të kalojë në epërsi shumë shpejt në zhvillimin e sfidës. Një gol I cili u shënua në minutën e dhjetë në një formë tregoi një sfidë e cila mund të mbyllej.

Vllaznia hedh një hap të sigurt në Konferencë Ligë
Vllaznia hedh një hap të sigurt në Konferencë Ligë

Pjesa e parë nuk mundi të sillte ndryshime për të dy krahët. Nisja e të dytës, tregoi një Vllazni e cila kërkoi me ngulm të ndryshonte rezultatin. Bajrami arriti të realizonte nëj gol me kokë nga goditja nga këndi. Pikërisht ishte goli e cili e sheshoi barazimin dhe dha mundësi për të pasur kështu vazhdimin e sfidës. Më tj në aksion ishte Mala I cili me një gjuajtje e cila u devija arriti të shënojë dhe golin e fitores. Pikërisht, një gol që shënoi kështu një fitore të rëndësishme në shtëpi. Shkodranët janë të gatshëm për udhëtimin e tyre në island për ndeshjen e kthimit.