Vllaznia kalon në finale, vendosin penalltitë

Vllaznia kalon në finale, vendosin penalltitë

Sistmi final Four I Abissnet Superiore vendosë përballë njëra tjetër dy sfidat e para. Ishte pikërisht Vllaznia e cila ishte e vendosur përballë Dinamos. Entuziazmi I Dinamos vinte pas fitores së tyre të Kupës së Shqipërisë, ekipi ishte përgatitur për një tjetër mundësi titulli. Por, shkodranët ishin në këtë sfidë për të realizuar qëllimin e tyre për të prekur finalen e kampionatit. Detyra e tyre u krye më së miri duke arritur të mposhtin me rezultatin 2-1.

Forma e përzgjedhur prej Federatës Shqiptare të Futbollit nuk është pritur mirë. Kjo për vetë faktin se ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me një takim të vetëm. Kjo shihet si një mundësi jo e favorshme për ekipet që kanë luftuar gjatë gjithë sezonit. Sfida e djeshme u triumfua me dy penallti prej shkodranëve e cila shtoi edhe më tej pakënaqësinë e Dinamos me një eleminim të tillë.

Loja nisi me një qetësi dhe kërkesë të dy ekipeve për të dominuar. Që prej minutave të para të zhvillimit të saj u has një intensitet dhe një tension mes ekipeve. E cila u përshkallëzua me një penallti në minutën e 29, në favor të shkodranëve. Nuk vonoi më shumë se pesë minuta për të përsëritur përsëri një penallti. Një ndërhyrje tjetër në zonë e cila ju dha mundësinë përmes pikës së 11 metërshit që të shënonin. Me dy gola të shënuar nga Balaj në pjesën e parë ata arritën që ta mbyllinin në favor.

Vllaznia kalon në finale, vendosin penalltitë
Vllaznia kalon në finale, vendosin penalltitë

Nisja e pjesës së dytë solli një gol të realizuar nga Dinamo me anë të Itodo. Besimi I ekipit u rikthye për një kthim, por pa rezultat. Nuk është se u prodhua një rezultat ndryshe në vijim, duke e lënë ndeshjen në të njëjtin rezultat. Dinamo nuk mundi të prekë finalen, Vllaznia do të mësojë mbremjen e sotme kundërshtarin e saj në këtë finale.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.