Alfred Mensah I cili është vendosur prej kohësh në spekulime të ndryshme se mund të ishte jashtë ekipit shkodran në këtë sezon është larguar. Sulmuesi ka mundur të shënojë një marveshje me klubin shkodran sa I përket ndërprerjes së kontratës së tij. Një marveshje e cila duket se është pranuar nga të dy palët sa I përket vendosjes së tij jashtë klubi.
Mesa duket është një marveshje e cila ka sjellë dakortësinë e të dy palëve. Lajmin për largimin e tij e ka konfirmuar vetë klubi I Vllaznisë përmes një psotimi në rrjetin social ku e bën të ditur këtë vendim. Si fillim ata kanë shprehur falenderimin për kontributin që ai ka dhënë në skuadër. Duke qenë se ka shërbyer si një hallkë kyce për ekipin dhe në daljet e tyre në europë por jo vetëm. Vllaznia në sezonin e shkuar arriti të debutojë mjaft mirë por pa një titull.

Tashmë, detyre e re për drejtusin e skuadrës pas largimit të Mensah është të arrijnë të gjejnë një tjetër sulmues. Kalibri I të cilit do të duhet të jetë në të njejtën lartësi dhe të prezantojë formën më të mirë në fushën e lojës. Detyrë e cila do të jetë e vështirë por do të shërbejë për sezonin e rri dhe objektivat që skuadra ka vendosur. Dështimi I tyre në daljet në europë është një tjetër shtysë që të arrinnjë përmirësimin e duhur në vazhdim dhe të kenë një dalje sa më të denjë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.