Wembley pritet të ngjyroset kuqezi, sfida e së premtes

Wembley pritet të ngjyroset kuqezi, sfida e së premtes

Përballja mes Anglisë dhe Shqipërisë pritet të zhvillohet këtë të premte, një sfidë e shumë pritur e cila pritet të kthehet në një festë të madhe duke qenë se tifozëria shqiptare e ka treguar atë më së miri në eksperiencat e mëhershme. Me një kapacitet stadiumi prej 87 mijë të pranishëm pritet të ngjyroset dhe të shëndrohet në një arenë argëtimi.

Shitja e biletave nuk është më e mundur dhe ato janë shitur totalisht që në orët e para që kanë dalë në shitje. Një seri biletash që janë vënë në dispozicion të tifozërisë shqiptare janë 5600 të tilla, por sic dihet ka një numër shumë të lartë shqiptarësh që janë rezidentë në angli dhe kanë pasur mundësi që të aksesojnë ato përmes shitjeve atje. Një numër i lartë tifozësh shqiptarë priten në këtë sfidë ende e pakonfirmuar por pritet të jetë një suprizë e këndshme.

Wembley pritet të ngjyroset kuqezi, sfida e së premtes
Wembley pritet të ngjyroset kuqezi, sfida e së premtes

Kërkesën e lartë për ndeshje, tifozët shqiptarë e treguan dhe në kompeticionin e fundit Euro 24 ku në përballjen e parë me Italinë ata ishin në dominancë në radhët e tifozërisë.

Sipas mediave britanike përflitet për një numër prej 21 mijë tifozësh që do të ndjekin përballje mes Anglisë dhe Shqiprisë një ndeshje e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Njëherësh priten me qindra dhe mijra që do të jenë në rrugët e londrës për të treguar mbështetjen e tyre ndaj ekipit kuqezi. E cilësuar si një ndër tifogrupet më të qetë dhe festive, nga shqiptarët atje pritet vetëm atmosferë festive, për të dhënë më shumë optimizëm për ekipin e tyre të zemrës.