Nico Williams është i njohur për miqësinë e tij me yllin e Barcelonës Lamine Yamal. Në një intervistë lojtari i Athletic Bilbao është shprehur për miqsinë që ai gëzon me të. Shokë skuadre në Kombëtaren e Spanjës ata janë parë shpesh në këto takime se ka një kimi mes tyre. Williams e ka konfirmuar se ka një miqësi duke shprehur dhe një admirim për formën që ka trguar Yamal në këtë sezon. Ai e ka vlerësuar gjithashtu dhe si një shlresë për të ardhmen e futbollit.
Shpresa e tij është që fitues i Topit të Artë këtë sezon të jetë pikërisht shoki i tij. Kjo për shkak të vlerave që ka përcjellë dhe lojës të zhvilluar. Lamine ka një formë mjaft të mirë dhe këtë 2shtë duke e treguar dita ditës sipas Williams. Ai ka pasur një vit famtastik i cili nisi që prej përfundimit të Euro 24.

22 vjecari theksoi se ata janë të ngjashëm duke pasur pëlqime të njejta por dhe në energjinë që kërkojnë të transmetojnë. Është pikërisht zgjedhja e tyre që të ngjallin pozitivitet. Williams është vlerësuar shpesh si një opsion i mundshëm për t’u bashkuar me Barcelonën. Kjo si një formë e miqësisë por njëherësh dhe të kimisë së treguar në fushën e lojës.
Në suksesin e tyre i cili mund të thuhet se është i përbashkët duke qenë se të dy janë në nivel mjaft mire. Ka ndikuar padyshim një formë e cila ka ardhur drejt përmirësimit dhe kërkesë e tyre e vazhdueshme për të sjellë më të mirën. Williams urron që Yamal herët ose vonë të marrë të gjithë titujt e merituar prej tij.