Williams, me një mundësi transferimi në Barcelona

Williams, me një mundësi transferimi në Barcelona

Lojtari i Athletico Bilbao, Nico Williams mesa duket ka mundur të realizojë një marveshje të rëndësishme për të ardhmen e tij. Është vendosur një marveshje personale mes tij dhe ekipit të Barcelonës ku bëhët me dije se do të ketë një kalim të tij në këtë sezon. Ky duket një afrim tepër i rëndësishëm për Barcelonën ku kishte si qëllim përmirësimin. Marveshja personale e arritur mes tyre sjell në fokus një qëndrim afatgjatë të tij. Ku ai do të qëndrojë me një kontratë gjashtë vjecare.

Po, ashtu për sulmuesin anësor është premtuar dhe ofruar një pagesë e cila do të jetë rreth 7 milion deri në 8 milion euro në sezon. Sulmi në krahun e majtë është parë si një pikë e rëndësishme dhe është vlerësuar që përmirësimi i saj të vinte në një formë me anë të një lojtari të denjë.

Williams, me një mundësi transferimi në Barcelona
Williams, me një mundësi transferimi në Barcelona

Detyrë kryesore tashmë për Barcelonën mbetet që të mund të realizojë një marveshje me ekipin e Atheltic Bilbao. Katalunasit do të duhet të përmbushin këtë kalim të rëndësishëm. Pavarësisht, se nga të dy klubet nuk është se ka një njoftim në lidhje me këtë transfertë. Duke qenë se do të jetë e mëvonshme ku do të gjehet një gjuhë e përbashkët mes tyre.

Është thjeshtë aspekti financiar ai që është duke u diskutuar duke qenë se Barca kërkon që ta realizojë këtë kalim përmes një shume që është e favorshme për të. 62 milion euro ofrohen për lojtarin nga klubi katalunas.