Williams, vendos qëndrimin e tij në Athletic Bilbao

Williams, vendos qëndrimin e tij në Athletic Bilbao

Një ndër emrat që ka ngjallur më shumë interes në këtë sezon është dhe Nico Williams. Spanjolli ka ngjallur interesin e shumë klubeve pasi kishte shprehur dëshirën e tij për të qenë larg Bilbao në këtë sezon. Ka qenë pikërisht një periudhë pasi ai më heret në merkaton i Janarit ka qenë i vendosur për qëndrim.

Interesi i Barcelonës dhe i Bayern Munich në këtë sezon kalimesh ka qenë i madh. Ekipet europiane kanë kërkuar që të sigurojnë shërbimin e tij. Dhe pse deri më tani lufta e tyre nuk ka qenë në shifra. Fillimisht ato kërkonin që të arrinin dakortësinë me lojtarin, më pas të sillnin ofertat në klubin spanjoll.

Williams, vendos qëndrimin e tij në Athletic Bilbao
Williams, vendos qëndrimin e tij në Athletic Bilbao

Mesa duket Williams është bindur përsëri për një qëndrim të tij në Athletic Bilbao. Kontrata e re e paraqitur për të duket se do të jetë afatgjatë, me qëndrim deri në qershor 2035. Vendosja e tij në ekip është lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale ku bëhët e ditur se do të jetë më tej pjesë e ekipit. Bilbao ka konfirmuar se do të ketë mundësi që të ketë sulmuesin më tej.

Kontrata e tij pritet të jetë e mbrojtur me një klauzolë lirimi e cila është rritur me 50%. Kjo e bën që spanjolli të jetë i lidhur më gjatë me ekipin dhe të konsiderojë një qëndrim që e bën pjesë të skuadrës në vazhdim. Williams do të kishte mundësi të bashkohej me një prej ekipeve por duket se do të jetë pjesë e rëndësishme e Athletic Bilbao dhe për disa sezone.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.