Ndryshimet në staf të Real Madrid tashmë duket se janë të konfirmuara. Rikthimi i Ancelottit në Real Madrid duket se është drejt fundit dhe po shihet për opsione të mundura lër këtë transferim.
Xabi Alonso është nën radarin e Los Blancos të cilët e konsiderojnë si një ndër transfertat e mundshme. Alonso është duke drejtuar Bayer Leverkusen në këtë sezon.
Por, transferimi nuk mendohet të jet kaq i thjeshtë. Është e mundur që ai të kërkojë në ekipin e tij vec se një kontratë për vete do të kërkojë marrjen e një ylli nga ekipi. Florian Wirtz pritet të jetë kërkesa e tij, bashkë me të në një trabsferim në Los Blancos.
Wirtz është bërë një ndër yjet në të përfolur, një prej kërkesave më të shumta. Por, nuk pritet të jetë një transferim j thjeshtë, pasi Leverkusen e vlerëson plot 150 milion euro ylli e saj. Shumë e cila mund të duket e pamundur pas disa vështirësive për Real Madrid.

Por, forma e tij e justifikon shumë duke qenë se në një sezon të vetëm ai ka shënuar plot 39 gola. Nuk po lufton e vetme për Wirtz duke qenë se pjesë e kërkesës janë dhe disa ekipe të tjera.
Alonso pritet të udhëheqë klubin drejt një suksesi të ardhshëm duke qenë se ata janë ende aktivë në tre kompeticionë. Synimi në epokën e Ancelotti pritet të jetë tripleta. Deri tani dihet se Carlo Ancelotti ka marrë një ftesë jo zyrëtare prek ekipit kombëtar të Brazilit. Nuk dihet se ku do e shohim më tej trajnerin e Los Blancos.