Real Madrid e ka konsideruar përmirësimin si një pikë mjaft të rëndësishme. Los Blancos do të duan të krijojnë një ekip që është më kompetitiv duke siguruar kështu prurje të reja. Përvec se tre prej prurjeve të deritanishme mendohet se do të ketë afrime të tjera. Një prej tyre është kërkesë e Alonso, për të marrë yllin e Bayer Leverkusen.
Alonso kërkon që mbrojtja të jetë pika ku do të duhet të fokusohen. Pra dhe kjo hyrje e re në ekip pritet të synojë këtë repart të lojës. Piero Hincapie është një prej prurjeve që është duke u synuar për afrim në këtë sezon. Qëmdërmbrojtësi shihet si një kandidat ideal për t’u bashkuar me mbrojtjen.

Tekniku ka një njohje të ekuadorianit duke e njohur stilin e tij të lojës. Padyshim që është vlerësimi I tij I cili e vendos atë në listë si të preferuar. Aftësia e tij për të mbyllur të gjitha pozitat e vendos shumë më të sigurt Alonso në këtë afrim që dëshiron të kryejë.
Është pikërisht pjekuria e tij dhe aftësia për të qenë një lexues mjaft I mirë I skemës së lojës. Ajo që e vendos më të favorizuar në kryerjen e këtij transferimi. Vlera e tij deri më tani mendohet se do të jetë 40 milion euro. Kjo vlerësohet si një shumë e cila është e përballueshme nga Real Madrid. Gjithmonë, shumë e cila mund të sigurohet nga shitja që mund të sigurojë ekipi I një prej yjeve të tij në këtë sezon kalimesh.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.