Real Madrid është vendosur në një pozitë aspak të qëndrueshme në këtë fazë të sezonit. Ekipi I cili humbi kryesinë e La Ligës dhe përjetoi një tjetër humbje në Champions League është tashmë duke rimenduar një tjetër ristrukturim të tij. Por, kjo fundjavë duket se solli përsëri një dritë jeshile për qëndrimin e Alonso në krye të skuadërs. Një fitore e rëndësishme përballë Alavesit 2-1 e bën që të jetë teknikun shumë më optimist për garat e ardhshme.
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së pozitës në krye të ekipit është diskutuar në lidhje me qëndrimin e tij në vazhdim. Por, kjo fitore duket se ka zbutur shumë më tej të gjithë këtë presionn që ka ekzistuar për vazhdimin e tij. Alonso është shprehur në përfudnim të ndeshjes se është dhe ekipi I cili ka mundur të bëjë nëj dalje mjaft të mirë.

Stabiliteti sipas tij është pikërisht ajo hallkë e cila kërkohet të rikuperohet. Cka në këtë sfidë u konsiderua si një mision I përfunduar. Bashkimi është një pikë mjaft e rëndësishme sipas Alonso dhe është mënyra e vetme që klubi të ketë qëndrueshmëri në objektivat e vendosur. Përmirësimi është I mundur të realizohet sipas tij nëse do të jetë bashkë këto dy komponentë mjaft të rëndësishëm.
Fryma e skuadrës do të jetë pikërisht celësi I duhur që Alonso është duke shpresuar për të gjeneruar kështu pikët e humbura. Një tjetër sfidë e dështuar për të do e shndërojë në një hallkë tepër të vështirë në rikuperimin e tyre.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.