Xavi Simons pritet të mos jetë më pjesë e RB Leipzig, duke qenë se është vetë klubi gjerman i cili ka ndezur dritën jeshile për largimin e mundshëm të sulmuesit. Holandezi ka pasur një ecuri tepër të mirë në klubin gjerman, forma e tij ka qenë e shkelqyer duke pasur mundësi që të kontribuojë më tej në suksesin e ekipit.
RB Leipzing dëshiron dhe shpreson që në sezonin e ardhshëm të bashkohet në UEFA Champions League dhe nëse kjo nuk do të ndodhë ata shohin mundësinë e shitjes së Simons.
Deri më tani ekipi gjerman e ka pranuar se do të jenë të gatshëm duke e nxjerë dhe një shifër për transferimin e tij, secili prej ekipeve që ka interes dhe mund të paguajë për të , realizon shitjen e sulmuesit.

Ai u bashkua në këtë sezon në merkaton e dimrit nga PSG, një transfertë e cila kushtoi plot 50 milion euro për 21 vjecarin. Forma e tij dhe talenti ishin shpresë se gjermanët do të kishin mundësi që ta shisnin më tej atë kur të angazhohej në Bundesligë, dhe kjo mesa duket do të ndodhë. Nëse ata nuk arrijnë objketivin e tyre europian do të synojnë shitjen e tij për një ofertë 80 milion euro.
Simons ka patur një seri ofertash prej klubeve të ndryshme sportive si: Chelsea, Liverpool, Arsenal të cilat janë shprehur të gatshme për këtë transferim dhe e shohin si një mundësi afrimin e holandezit në ekipin e tyre. Sulmuesi ka pasur një sezon fantastik në Leipzig duke debutuar në 25 ndeshje gjatë këtij sezoni dhe ka pasur mundësi që të shënojë plot tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tilla.