Xavi Simons drejt transferimit në Bayern Munich

Xavi Simons drejt transferimit në Bayern Munich

Holandezi I cili është cilësuar si një prej talenteve I cili ka ngjallur interes në shumë klube të mëdha këtë sezon mund të ketë një kalim të rëndësishëm. Xavi Simons kërkon që të hedhë një hap shumë më të madh në karrierën e tij me një transferim të mundshëm drejt Bayern Munich. Janë mediat e ndryshme që lajmërojnë se Bayer ka dorzuar kërkesën e tyre për të pasur transferimin e lojtarit.

Më herët është bërë publike dhe dëshira e tij për të qenë larg ekipit duke dorëzuar një kërkesë në RB Leipzig. 22 vjecari I cili ka pasur një sezon mjaft të mirë në klubi gjerman ka rënë në sy të shumë ekipeve europiane. Kalimi I tij në Leipzig erdhi pas huazimit të tij nga PSG. Në këtë sezon ai ka mundur të shënojë 10 gola ku ka shfaqur interes në shumë klube për t’u bashkuar.

Xavi Simons drejt transferimit në Bayern Munich
Xavi Simons drejt transferimit në Bayern Munich

Rikthimi I tij në PSG nuk ishte ai I duhuri, pasi Enrique nuk e konsideroi si pjesë të projektit të tij. Kështu që klubi gjerman aktivizoi blerjen e tij për 50 milion euro. Por, një mungesë përfaqësimi në europë nuk është se e konsdieron si një projekt sfidues. Kështu që lojtari ka zgjedhur që të jetë larg ekipit.

Bayer për të siguruar shërbimin e tij nuk ka ende një opsion për blerjen e tij. Bavarezët mund të kërkojnë fillimisht një formë huazimi të Simons. Një ofertë e tillë mund të verë në lëvizje dhe lojtarin I cili mund të konsiderojë si një mundësi mjaft të favorshëm qëndrimin e tij në Bundesligë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.