Mesfushori holandez është duke mbyllur një cikël shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Bëhët fjalë për largimin e tij nga RB Leipzig, ka qenë ikërisht një periudhë shumë e mirë për të në fushën e lojës që e vendos tashmë në një tjetër hap të karrierës së tij. Xavi Simons do të jetë larg ekipit ku u konfirmua si lojtar, kjo është dëshira e tij.
Ai është duke kërkuar për një klub të madh europian. Dëshira e tij mbetet të jetë përfaqësimi në Champions League. Ende pa një ofertë të hapur dhe pse është në lupën e shumë prej emërave të mëdhenj të futbollit. Mediat e ndryshme raportojnë për një karton I cili pritet të vlejë për 70 milion euro.

Tottenham, Manchester United dhe PSG duket se janë në kërkim të tij duke e vlerësuar si një pikë të rëndësishme për mesfushën e tyre. Bavarezët duke se janë shumë më afër një kalimi të tillë. Buxheti I tyre qëndron atje pas dështimit që patën ata në kalimin e Florian Wirtz. Ndaj një shumë e majme është e gatshme për ta që të sjellin kështu pranë ekipit lojtar tepër të nevojshëm.
Por, është e ditur se nuk do të jetë një garë e thjeshtë duke qenë se ekipet janë të gatshme të paguajnë shumën e kartonit të tij. Chelsea, është një ekip I cili ka hyrë rishtaz në këtë garë duke kërkuar që të përfitojë prej shërbimit të tij. Deri më tani asnjë konfirmim nuk ka ardhur për këtë kalim.