Xhaka drejt Sunderlandit, sa do të jetë paga e tij

Xhaka drejt Sunderlandit, sa do të jetë paga e tij

Granit Xhaka I cili në këtë sezon është vendosur në lupën e shumë ekipeve, duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. Udhëtimi I tij në Angli tregoi se ai është duke u bashkuar me Sunderland dhe ka zhvilluar të gjitha testet mjekësore atje. Mesa duket tashmë është e mdunru që ai të finalizojë të gjitha veprimet për t’u bërë pjesë e skuadrës angleze tashmë.

Kontrata e tij pritet të jetë e vlefshme deri në 2028, kjo tregon se mesfushori do të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Një marveshje prej 15 milion euro për kartonin e tij dhe një shumë prej 5 milion euro në formë bonusi ishte marveshja që bëri të mundur kalimin e tij.

Ishte pikërisht klubi anglez I cili u shfaq në një mënyrë të papritur duke qenë se I fundit që hyri në lojë për sigurimin e shërbimit të tij. Mesa duket pronari I skuadrës pati një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimarrjen e Xhakës. Xhaka është duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në Premier Ligë.

Xhaka drejt Sunderlandit, sa do të jetë paga e tij
Xhaka drejt Sunderlandit, sa do të jetë paga e tij

Xhakak I cili më herët ka pasur oferta të ndryshme me një vlerë shumë më të lartë nga Arabia Saudite dhe Turqia ka zgjedhur skuadrën angleze. Duket se roli I tij si një drejtues I ekipit ka qenë shumë më ndjellës për të në këtë zgjedhje për kalimin e tij në Premier Ligë.

Shuma prej 4.5 milion euro në vit do të jetë pagesa e tij në Sunderland. Zgjedhja e tij duket se nuk ka qenë aspak prej pagesës por për rolin e rëndësishëm që pritet të ketë në skuadrën angleze.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.