Granit Xhaka ishte një ndër emrat më të përfolur për një kalim të mundshëm të tij drejt Serisë A. fillimisht është përfolur për kalimin e tij në Milan, por kuqezinjtë nuk mund të ishi bujarë mjaftueshëm. Për afrimin e tij në kampionatin Italian duket se një ofertë e Juventus mund të shërbente mjaft mirë për mesfushorin.
Mesa duket planet e Xhakës për largimin e tij nga Bayer Leverkusen kanë qenë ndryshe. Tashmë, bëhët më e njohur një lëvizje e mundshme e tij drejt Arabisë Saudite. Lajmet për kalimin e tij janë bërë të ditura kohët e fundit nga disa prej mediave të ndryshme që venë në dukje një kalim të mundshëm të tij. Neom SC, është pritsja e tij në Arabinë Saudite.

Pas një seri përpjekjesh të disa ekipeve për të siguruar shërbimin e shqiptarit pas deklarimit të tij se do të dëshironte një largim nga Bundesliga. Ka qenë pikërisht bujaria e ekipit Arab që mund ta bëjë për vete lojtarin. Pikërisht një kontratë e cila pritet të sigurojë 10 milion euro në sezon mund të jetë ajo që ai ka kërkuar në këtë fazë të karrierës së tij.
Ekipi arab është duke paraqitur një ofertë për afrimin e lojtarit e cila deri më tani është më e larta që ka mbritur në Bayer Leverkusen. 6 milion euro janë në shërbim për kalimin e tij dhe pse nuk ka ende një përgjigje sa I përket kësaj oferte. Bisedimet për kalimin e tij pritet të zhvillohen në ditët në vijim ku do të hidhet më shumë dritë për kalimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.