Xhaka, transferimi I tij këtë verë një telenovelë

Xhaka, transferimi I tij këtë verë një telenovelë

Granit Xhaka është duke zënë volumin kryesor të lajmeve për cdo media të huaj. Transferimi I tij është duke bërë një bujë shumë të madhe dhe e kanë konsideruar si një ndër lëvizjet e cila është kryesore. Ka qenë një deklaratë e tij që ka nxitur të gjithë këtë bum dhe tashmë, është njëherësh dhe interesi që kanë disa klube për të siguruar shërbimin e mesfushorit. Deri më tani kanë qenë një seri klubesh që janë vendosur për të afruar lojtarin.

Kalimi I tij së fundmi është përfolur si një mundësi për të qenë pjesë e Premier Ligës. Sunderland I cili është ekipi që është promovuar së fundmi në Premier Ligë mund të bëjë të mundur një rikthim të tij. Ish kapiteni I Arsenalit tashmë është duke u përfolur për një mundësi që të jetë përsëri pjesë e ligës angleze.

Xhaka, transferimi I tij këtë verë një telenovelë
Xhaka, transferimi I tij këtë verë një telenovelë

Qëndrimi I tij në Bundesligë duket se ka qenë I shkurtër vetëm për dy vite. Sunderland nga krahu tjetër ka hyrë në bisedime për të siguruar shërbimin e tij. 10 milion euro duket se është oferta që ata kanë bërë për lojtarin dhe kjo është shuma që Leverkusen kërkon.

Për 32 vjecarin ekipi ka një kontratë 3 vjceare e cila do të shërbejë si një mundësi për projektin që ata kanë krijuar. Më shumë besim për të në ekip duke risjellë kështu një mundësi të artë që Premier Liga të bëhët përsëri shtëpia e tij e re. Deri më tani nuk ka një konfirmim për të ardhmen e tij. Pasi shumë klube europiane dhe një mundësi drejt Arabisë mund të zhvendosë lojtarin.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.