Basaeli arriti të rikthehej në triumfin e dikurshëm në këtë sezon, fill me një rikthim të rëndësishëm në ekipin e tyre. Xherdan Shaqiri I cili në këtë sezon u rikthye në ekipin e tij të dikurshëm tashmë mundi të sjellë një fitore për ekipin. Padyshim, që roli I sulmuesit shqiptar ka qenë ndikues në këtë sukses, kjo e matshme në bazë të performancës së tij të vlerësuar në shumë prej ndeshjeve.
Ai zhvilloi gjithashtu edicionin e tij më të mirë në këtë dalje duke mundur të shënojë një seri prej 18 golash dhe të ishte prezent gjithashtu me 18 asistime. Në këtë renditje ai është cilësuar dhe në mediumin më të madh të statistikave si një prej më të rëndësishmëve në fushën e lojës.

Gjatë gjithë daljeve të tij ai është vlerësuar me notën tetë në këtë sezon. Vlerësim I cili e vendos Shaqirin në listën e më të mirëve. Por, jo vetëm kaq ai është I vendosur në renditje duke qëndruar në krye të kësaj liste me vlerësimin që I është bërë atij.
Në këtë sezon ka mundur të krijojë plot 31 shanse të pastra për të shënuar, ndërsa ka qenë gjithashtu kyc në realizimin e 3.4 pasimeve kyc në secilën prej ndeshjeve. Tjetër rezultat që tregon për formën e tij të mirë në këtë sezon është po ashtu arritja e tij prej së paku 2.2 gjuajtje për ndeshje. Të gjitha këto janë komponentë të rëndësishëm që e vendosin Shaqirin në mesin e më të mirëve në Superligën e Zvicrës