Futbolli evropian ka prodhuar shumë talente ndër vite, talente të jashtëzakonshëm në fushë. Por, jo shpesh herë ndodh që një prej talenteve të arrijë të spikasë dhe të ketë rekorde të mëdha që në moshën 17 vjecare. Pikërisht, Lamine Yamal ka mundur që të krijojë kështu një histori me ekipin e tij dhe të vendosë shifra të reja në futbollin profesionist.
Shpesh, I rriu vihet përballë pyetjes nëse është duke bërë aq mirë sa dy yjet e tjerë që kanë luajtur në La Liga. Krahasimi I tij vjen shpesh me Messin dhe Ronaldo, suke qenë se cilësohen si dy fenomentë të vërtetë. Cristiano ronaldo në moshën 17 vjecare ka pasur 19 ndeshje profesionale dhe ndër to ka mundur të shënojë pesë gola dhe katër asise. Ai nuk ishte bashkuar ende me një ekip të madh dhe bënte pjesë në klubin e talenteve të reja në Portugali, Sporting Lisbonë.
Asaj kohe aftësitë e tij të lojës bënë që ai të tërhiqte vëmëndjen e Manchester United të cilët I ofruan një pozicion në ekipin e tyre. Kështu nisi dhe rrugëtimi I tij në klubet e mëdha të europës.

Lionel Messi në atë moshë sapo kishte filluar dalejt e tij të para në Barcelona, pasi kishte kaluar një kohë të gjatë në La Masia. Në nëntë ndeshje ai kishte mundur të shënonte vetëm një gol dhe nuk kishte asistuar asnjë. Megjithatë, talenti I tij ishte I dukshëm dhe shumë shpejt ai arriti që të diferencohej në mesin e lojtarëve të ndryshëm.
Yamal, vjen me një rekord prej 100 ndeshjes të luajtura në këtë moshë. Ku ka pasur mundësi që të shënojë plot 22 gola dhe të jetë prezent me 33 asistime. Ky është një bilanc I cili e tejkalon formën e dy yjeve që ai krahasohet aktualisht.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.