Yamal 21 gola në La Liga, ende pa mbushur 20 vjec

Yamal arrin të shënojë 21 gola në La Liga, ende pa mbushur 20 vjec

Lamine Yamal është duke vendosur rekorde të vazhdueshme në futbollin spanjoll. Paraqitja e tij mjaft e mirë ka vazhduar dhe lojtari vazhdimisht është duke habitur me formën e tij. 18 vjecari është bërë sërisht prezent me një gol të shënuar duke e cuar rezultatin e kësaj sfide në 2-0. Me këtë gol mund të rritë edhe një herë rekordin e tij në La Liga. 21 janë golat e tij që ka mundur të shënojë në vetëm 87 ndeshje që ka luajtur.

Janë statistikat ato të cilat tregojnë se Mbappe ka mundur të shënojë më shumë gola para moshës 20 vjec. Rekord I cili është vendosur në pesë ligat kryesore të futbollit europian në këtë shekull. Mbappe ka mundur të shënojë 23 gola duke luajtur për Monacco dhe PSG. Mesa duket forma e Yamal është shndëruar në tepër kërcënuese për këtë rekord të vendosur. Duke qenë se lojtari I rri spanjoll ka mundur të dëshmojë se do të lejë gjurmë mjaft të rëndësishme në botën e futbollit.

Yamal arrin të shënojë 21 gola në La Liga, ende pa mbushur 20 vjec
Yamal arrin të shënojë 21 gola në La Liga, ende pa mbushur 20 vjec

Nën drejtimin e Flick, Yamal ka mundur të shndërohet në një figurë mjaft të rëndësishme për Barcelonën. Reparti ofensiv duket se ka besimin e plotë të tij dhe shpesh ka sjellë një kontribut mjaft deciziv në këtë zhvillim. Barcelona dukshëm ka pjesë të saj një talent që statistikat mund të mbajnë emrin e tij nëse do të vazhdojë në këtë trend mjaft të mirë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.