Yamal drejt një trajtimi të vecantë nga Barcelona

Yamal drejt një trajtimi të vecantë nga Barcelona

Lamine Yamal është duke e konfirmuar gjithnjë e më shumë se është vendosur në listën e më të mirëve. Shërbimi I tij duket se është aq I rëndësishëm për katalanasit. Rinovimi I kontratës së tij e dëshmoj më tej këtë duke I lejuar atij një favorizim dhe zgjedhje të shërbimit që do të kryejë. Ndërsa tashmë është një tjetër lëvizje e cila është ndërmarë prej drejtuesve të klubit.

Yamal do të përballet me një konsultim paraprak në lidhje me atë që ai zgjedh të shpërndajë në rrjetet sociale. Jorge Mendes I cili është dhe menaxheri I tij do të jetë personi përgjegjës në lidhje me postimet që ai do të duhet të kryejë.

Yamal drejt një trajtimi të vecantë nga Barcelona
Yamal drejt një trajtimi të vecantë nga Barcelona

Lëvizja e ekipit katalanas është pikërisht pas një përmbajtje e cila shkaktoi mjaft turbulli në rrjet. Ishte pikërisht një postim që spanjolli kishte zgjedhur të ndante në rrjetin e tij social. Ndër të tjera posti theksonte se Reali ‘’ankohet dhe përfundon duke vjedhur’’. Ishin pikërisht këto komente të tij të cilat më pas ndezën dhe një seri reagimesh në El Clasico.

Kjo është një lëvizje prej drejtuesëve të klubit, për të kujtuar se është mjaft e rëndësishme që lojtarët të përballen me një sjellje të hijshme. Qëllimi I tyre është më shumë mbrojtës duke zgjedhur kështu që mos ketë asnjë dëmtim të palëve në lidhje me qëndrimet që ata kanë në rrjet. Njëherësh dhe temperamenti rinor I Yamal nuk do të duhet të jetë aspak ndikues për të. Ndaj dhe në këtë lëvizje është vendosur një kontroll I plotë.