Yamal me një kontratë ku mund të fitojë dhe prej titujve

Yamal me një kontratë ku mund të fitojë dhe prej titujve

Lamine Yamal është i gatshëm që të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin e Barcelonës. Është pikërisht një prej kontratave e cila vlerësohet si revolucionare e cila do të ndryshojë të ardhmen e tij. Ylli i cili është bërë pjesë e ekipit do gë ketë mundësi që të nënshkruajë kontratën e tij të parë si 18 vjecar. Në korrik ai mbush moshën, e cila sic ishte paralajmëruar më herët prej ekipit katalunas që do të sillte një kontratë të re për të.

Agjentët e tij në këtë rinovim kanë kërkuar që ai të shndërohet një ndër lojtarët më të paguar në ekipin e Barcelonës. Por, është thjesht një lajm i cili ka qarkulluar në media dhe nuj është cilësuar si i vërtetë. Shuma që ai pritet të përfitojë nga kjo kontratë pritet të jetë 30 milion euro.

Yamal me një kontratë ku mund të fitojë dhe prej titujve
Yamal me një kontratë ku mund të fitojë dhe prej titujve

Janë pikërisht disa media që ndajnë detaje në lidhje me këtë kontratë tepër të përfolur. Ai do të ketë gjithashtu në këtë listim dhe një kusht bonusi. Bonus i cili ka të bëjë me mundësinë e tij të fitimit të Topit të Artë

Shumë pranë këtij suksesi në kontratën e tij të re është përmendur dhe kjo klauzolë. Adoleshenti është shndëruar në një sensacion tepër të rëndësishëm në ekipin katalanas. Ardhur nga akademia e të rrinjve, Flick pati besimin e plotë të tij dhe e ka dëshmuar se ka pasur plotësisht të drejtë.

Yamal ka mundësi që të shndërohet në Barcelona si lojtari më i paguar atje duke kaluar kështu dhe veteranin e ekipit Levandovski, i cili mban aktualisht këtë stafetë.