Yamal, në listën e lojtarëve të të gjitha kohërave

Yamal, në listën e lojtarëve të të gjitha kohërave

Lamine Yamal këtë fund sezoni, 2024/2025 nuk e mbylli në formën më.të mirë të mundshme. Ai nuk arriti dot që ekipin e tij kombëtar Spanjën ta drejtonte drejt fitores përballë Portugalisë. Në fianlen e Ligës së Kombeve ai nuk mundi dot të sillte një rezultat më pozitiv.

Anësori i Barcelonës vazhon të mbetet një ndër pretendentët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025. Pasi që ai është bërë pjesë e një sezoni mjaft të mirë në ekipin e tij. Yamal i cili mundi të shënojë 18 gola në këtë sezon me Barcelonën duke qenë pjesë dhe e 25 asistimeve. Janë pikërisht këto statistika që e vëndosin atë në një rol tepër të rëndësishëm në udhëheqjen e Barcelonës.

Yamal, në listën e lojtarëve të të gjitha kohërave
Yamal, në listën e lojtarëve të të gjitha kohërave

Dhe pse në arenën europiane ai nuk shërbeu për të sjellë një kualifikim duke u eleminuar në fazën gjysmëfinale. Mjaft trofe ishin për ekipin e tij në këtë sezon. Kontributi i tij ka qenë një faktor kyc në shkëlqimin e Barcelonës në këtë sezon. Ai e coi numërin e golave të shënuar në karrierën e tij në 67 këtë sezon. Kjo është një shifër rekord e vendosur prej tij dhe pse në një moshë mjaft të re. Ai pritet të shënojë ditëlindjen e tij të 18 këtë korrik.

Në këtë mënyrë ai e shënon emërin e tij në pleadën e lojtarëve që kanë mundur të shënojnë një rekord në këtë moshë. Ai renditet pas Pele me 126 gola, Maradona i cili kishte 95 të shënuar. Ndërsa në fund të kësaj liste qëndron Ronaldo me 51 gola të shënuar.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.