Ylber Ramadani është duke impresionuar gjithnjë e më shumë me formën e tij. Lojtari I cili është pjesë e Lecces në këtë sezon është duke sjellë një formë mjaft të mirë. Mesfushori shqiptar me angazhimin e tij në itali ka mundur të vendoset në krye të klasifikimeve në Serinë A. Deri më tani Ramadani vendoset në listën e lojtarëve që ka mundur të vrapojë më së shumti.
Statistikat janë ato të cilat e vendosin lojtarin në krye, ku tregojnë se ai ka përshkruar rreth 115.9 kilometër me vrap në këtë sezon. Kjo është padyshim një tregues se ai është motori lëvizës I Lecces. Në këtë listë janë dhe lojtarë të tjerë të renditur pas ti si: Jesper Karlstrom me 114.7 kilometra, Arthur Atta 113.8 kilometra, Patrizio Masini 113.4 kilometra dhe Giovanni Di Lorenzo me 113.2 kilometra.

Rmadani me formën e tij ka qenë mjaft bindës për teknikun, ku ka marrë pjesë në dhjetë ndeshjet që ka zhvilluar ekipi deri më tani. Janë të dhjeta daljet e tij që prej minutës së parë. Lecce deri më tani ka mundur të marrë nëntë pikë duke u vendosur e 15 në tabelë. Ndaj dhe në sfidën e ardhshme pritet të presë në shtëpi Hellas Verona. Ekipi do të kërkojë që të ndryshojë renditjen e saj në këtë sfidë.
Ramadani në krahun tjetër pritet të nisë dhe grumbullimin e tij me Kombëtaren Shqiptare. Forma e tij mjaft e mirë dhe një angazhim I plotë mund të jenë tërheqëse për Sylvinho. I cili ende nuk e ka bërë përzgjedhjen e tij për dy sfidat e ardhshme.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.