Ylber Ramandani, shënon prej 30 metër distancë

Ylber Ramandani, shënon prej 30 metër distancë

Seria A është drejt fundit të sezonit të saj. Ekipet duket se jan pozicionuar dhe është duke u luajtur për titull. Njëherësh është ende e paqartë se si do të jetë pozicionimi I vendit të katërt, pozitë e cila synon garën në Champions League. Në sezonin e ardhshëm ata synojnë që të shkojnë më tej, por e paqartë është situata dhe sa I përket mbijetesës. Pozita e tyre do të duhet të përcakohet në garë e fundit. Janë ekipet që ende nuk janë qartësuar për pozicionim.

Lufta e mbijetesës dhe dëshira për të mos prekur Serinë B, e bëjnë shumë më të qartë pozitën e tyre. Një prej ekipeve që luftën e tij e ka për mbijetesë padyshim është dhe Lecce, I cili morri një fitore në ndeshjen e tyre të fundit ndaj Torinos 1-0. Fitore e cila rezulton të ketë një ndikim të madh në ekipin e Lecce. Në këtë fitore ndikimin e tij e pati padyshim Ylber Ramadani I cili arriti të shënojë një gol të jashtëzakonshëm.

Ylber Ramandani, shënon prej 30 metër distancë
Ylber Ramandani, shënon prej 30 metër distancë

Ishte pikërisht fillimi I pjesës së dytë ku ai dhuroi për ekipin e tij avantazhin e një goli. Me një goditje të fuqishme ai mundi që të realizojë duke shënuar nga distanca. Goditje e cila nuk lejoj asnjë mundësi për portierin e Torinos. Avantazh I cili e ndihmon Leccen që të fitojë ndeshjen e shkuar. Por, gjithashtu ngjall përsëri besimin në ekip për të shënjuar kështu një gol tepër të rëndësishëm. Në vendin e 17 tashmë, ata kanë ende shpresë për të qenë pjesë e Serisë A, sezonin e ardhshëm.