Ylli anglez është duke pritur për ofertën e Real Madrid

Ylli anglez është duke pritur për ofertën e Real Madrid

Barcelona dhe Real Madrid janë duke garuar për nënshkrime të reja. Tashmë përballja e tyre do të jetë për yllin anglez. Marc Guehi është vendosur në qëndër të vëmëndjes për shkak të kontratës së tij e cila përfundon në këtë verë. Kjo e ka bërë dhe më tej ekipet e ndryshme europiane që të jenë në ndjekje të talentit të rri.

Mbrojtësi I Crystal Palace I cili ishte shumë pranë kalimit të tij në Liverpool këtë verë, pritet të largohet si lojtar I lirë. Përfundimi I kontratës së tij ka vendosur pas tij një seri klubesh të ndryshme dhe kërkon që të bëjë lojtarin pjesë e tyre. Në këtë ndjekje janë dhe dy ekipet spanjolle që kërkojnë në klubin e tyre një qendërmbrojtës të rri. Guehi është vendosur në listën kryesore të tyre duke shërbyer si një prej emrave që mund të afrohet.

Ylli anglez është duke pritur për ofertën e Real Madrid
Ylli anglez është duke pritur për ofertën e Real Madrid

Mediat e ndryshme e bëjnë të ditur se përsëri në interes mbetet dhe Liverpool I cili kërkon një transferim të brendshëm. Por, nuk shihet si më pak I interesuar dhe Barcelona e cila është duke kërkuar për një ndryshim në klub. Në të gjithë këtë vrull lajmesh ajo që ka rënë më shumë në sy është dhe interesi I lojtarit për të kërkuar afrimin e tij me Real Madrid.

Mbrojtësi besohet se është duke pritur dhe një ofertë të re nga Los Blancos. Madje dhe Real mund ta ketë në listën e tij këtë afrim duke qenë se pas mbritjeve në mbrojtje, Alonso është duke kërkuar për një tjetër përforcim. Cka e bën të mundur një vendosje të tillë në skuadër.