Ylli I Barcelonës mundësi transferimi drejt Arabisë

Ylli I Barcelonës mundësi transferimi drejt Arabisë

Barcelona e cila është duke hasur në një pengesë dhe në një krizë sa I përket regjistrimeve, është duke kërkuar për disa largime nga klubi. Vendim I cili ende nuk është marrë dhe e shtyn ekipin që të ketë një lëvizje përgjatë kësaj vere. Edhe pse në ekip janë tre lojtarë ende të pa regjistruar ata shpresojnë që përmes një largimi të kenë mundësi që të sigurojnë prurjet e reja.

Lajmet janë të ndryshme për shumë prej yjeve të skuadrës që mund të hasen në një largim të mundshëm. Por, duket se më real në këtë qëndron Inigo Martinez që të zhvendoset larg klubit në këtë verë. Një marveshje e cila është duke u ndërmarrë mes Barcelonës dhe Al Nassr e ka bërë shumë më të prekshëm një afrim të tillë.

Ylli I Barcelonës mundësi transferimi drejt Arabisë
Ylli I Barcelonës mundësi transferimi drejt Arabisë

Një ofertë personale ende nuk është pranuar nga Martinez por duket se ata janë të gatshëm që të bëjnë për vete lojtarin e Barcelonës. Pagesa duket se nuk do të jetë një problem për klubin Arab dhe në këtë mënyrë do të kenë mundësi që të sigurojnë këtë shërbim.

Janë pikërisht negociata të cilat mund të përfundojnë në ditët në vijim dhe të sjellin kështu një tablo shumë më të qartë për Barcelonën në rrugëtimin që do të ndërmarrë. Me një largim ata hapin rrugën për një rejistrim dhe më tej do të kenë mundësnë që të sjellin në ekip prurejt e reja. Kujtojmë se La Liga ka vetëm shumë pak ditë nga nisja e saj dhe Barcelona ka urgjencë në veprimet e ndërmarra.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.