Janari pritet të sjellë njëherësh dhe disa lëvizje mjaft të rëndësishme në klubet angleze. Premier Liga e cila është në një fazë konsolidimi të zhvillimit të saj ka shtyrë më tej ekipet që të përforcohen. Është pikërisht vendosja e tyre si një hallkë mjaft e rëndësishme për të sjellë pranë tyre një prurje të re. Antonie Semenyo, sulmuesi I Bournemouth ka tërhequr mjaft vëmëndjen e klubeve të tjera angleze.
Ndaj tij duket se janë afruar dhe disa prej gjigandëve të cilët e konsiderojnë si mjaft eksploziv në sulmin e tyre. Manchester City, Liverpool, Tottenham janë vendosur në garë për të bërë të mundur transferimin e tij. 24 vjecari nën një formë mjaft të mirë dhe të qëndrueshme ka ngjallur mjaft interes. Liverpool duket se është më I favorizuar për të bërë të mundur sigurimin e shërbimit të tij.

Semenyos me një klauzolë lirimi prej 65 milion euro pritet që të sjellë një garë mjaft të ashpër mes gjigandëve anglezë. Por, janari I cili e bën të mundur dhe këtë klauzolë lirimi të tij pritet të shënojë njëherësh një periudhë interesi, ku klubet të veprojnë me shpejtësi. Të kuqtë shihet se janë mjaft të gatshëm për të aktivizuar më tej klauzolën e tij. Edhe pse Manchester City ka nisur më herët interesimin për këtë afrim.
Ganezi I cili është cilësuar si një lojtar mjaft modern dhe I aftë për sulmin e skuadrave pritet të ndezë një tjetër rivalitet. Është pikërisht rivalitet I cili lidhet me afrimin e tij në skuadër.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.