Interesi për yllin e Crystal Palace është shprehur nga disa prej klubeve më të rëndësishme të europës. Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool janë vendosur për të kërkuar dhe një herë shërbimin e Marc Guehi. Të nxitur kanë qenë pikërisht për shkak të kontratës së tij e cila përfundon në këtë verë. Kjo e shndëron atë në një mundësi reale në afatin kalimtar.
Lojtari ka spikatur për shkak të aftësive të tij defensive duke treguar mjaft qëndrueshmëri në këtë zhvillim. Është pikërisht një tjetër faktor që e bën lojtarin të jetë nën një kërkesë të madhe ndaj klubeve. Vera e shkuar për mbrojtësin nuk e realizoi një transferim tepër të rëndësishëm për të.

Liverpool ishte ekipi I cili kërkoi me ngulm të siguronte shërbimin e tij. Por, një marveshje e cila u prish e vendosi atë larg një kalimi. Crystal Palace atë kohë zgjodhi që të tërhiqej në momentin e fundit duke argumentuar se nuk kishte mjaftueshëm kohë në vazhdim për të gjetur një tjetër zvendësues.
Guehi është shprehur tepër I qartë tashmë se nuk do të ketë një rinovim kontrate me Crystal Palace. Kjo e ka bërë që dhe interesi I klubeve për të bërë të mundur afrimin e lojtarit bëhet shumë më real. Klube të rëndësishme janë në kërkim që shërbimi I 25 vjecarit të jetë I tyre. Një lojtar me mjaft potencial zhvillimi që ka mundësi të shpalosë më së miri vlerat e tij. Ende nuk ka një siguri se cili ekip konsiderohet si më I sigurt për një kalim të mundshëm.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.