Jose Mourinho është duke riformuar ekipin e tij dhe bie në sy që kërkesat e tij janë të qarta. Si fillim ai e ka cilësuar se mesfusha është pikërisht një hallkë e cila e ka mëse të nevojshme që të ketë një reformim. Ndaj dhe për këtë e ka konsideruar si të duhur afrimin e mesfushorit të Juventus. Douglas Luiz është pikërisht një prej yjeve që ai dëshiron në këtë sezon të jetë pjesë e tyre.
Portugezi I cili pasi ka konstatuar formën e tij të mirë dhe ka vlerësuar atë që ai është I aftë të japë në fushën e lojës e kërkon në ekip. Edhe pse me cilësi mjaft të mira në këtë sezon ai ka luajtur vetëm 25 ndeshje. Ka qenë kalimi I tij nga Aston Villa I cili është pritur me një euforizëm mjaft të madh. Por, duket se nuk ka mundur të gjejë veten në këtë kampionat dhe të mos përmbushë objektivat e Juventus.

Tudor I cili ka marrë drejtimin e skuadrës nuk e cilëson si një lojtar të projektit të tij. Kjo lëvizje e ka vendosur brazilianin dhe më të pasigurt në lidhje me të ardhmen e tij. Fenerbhace në lidhje me këtë ka nisur dhe bisedimet për ta afruar atë në skuadër. Edhe vetë lojtari I cili nuk e ka gjetur veten në skuadrën italiane është duke kërkuar për një tjetër ekip. Në krahun tjetër Juventus për kartonin e tij është duke kërkuar 40 milion euro. Ekipi nuk mendon se do të jetë I hapur për një shumë më poshtë.