Ylli I Monacos merr vëmëndjen e Manchester City

Ylli I Monacos merr vëmëndjen e Manchester City

Manchester City vazhdon që të shfaqë më tej interes afatgjatë për mesfushorin ofensiv të Monacos. Maghnes Akliouche është pranë një transferimi të mudnshëm. Klubi dhe pse gjatë verës bëri të mundur sigurimin e dy mesfushorëve ende në prjektin e saj e konsideron të mundur një afrim të tillë. 23 vjecari I cili ka mundur të ketë dhe pesë paraqitje me Kombëtaren Franceze, ka qenë objektiv I disa klubeve të mëdha.

City, Tottenham, Bayern Leverkusen dhe PSG kanë qëndruar për të bërë të mundur shërbimin e tij. por, Monaco duket se është tërësisht e vendosur për të bërë të mundur qëndrimin e tij. Por, nuk ka qenë një revoltë e pamundur, thjeshtë kanë zgjedhur që të vendosin një shumë prej 70 milion euro si kërkesë të tyre.

Ylli I Monacos merr vëmëndjen e Manchester City
Ylli I Monacos merr vëmëndjen e Manchester City

Lojtari I cili ka mundur të kalojë një formë mjaft të paqëndrueshme ka mundur të sjellë kontributin e tij të vazhdueshëm. Me tre gola dhe katër asistime në 19 daljet e tij. po ashtu bëri të mundur dhe angazhimin e tij si titullar në sfidën e Champions League. Manchester City e ka konsideruar si një opsion mjaft të vlefshëm për të shtuar më shumë kreativitet në repartin ofensiv.

Interesi për lojtarin vazhdon të jetë mjaft I lartë, edhe pse Monaco duket se do të jetë mjaft e vendosur për të mos e lëshuar lehtë lojtarin e saj. City është duke e ndjekur nga afër formën e tij duke e cilësuar si një opsion mjaft të vlefshëm për të qenë pjesë e një skene më të madhe.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.