Ylli I RB Leipzig në kërkim të një klubi nga Premier Liga

Ylli I RB Leipzig në kërkim të një klubi nga Premier Liga

Yan Diomande I cili është duke pasur një formë mjaft të mirë në RB Leipzig, ku aktivizohet si sulmues anësor. Nën një formë mjaft të mirë dhe I konfirmuar si një lojtar me mjaft potencial ai është vendosur në lupën e disa klubeve të cilat janë të interesuara për të siguruar shërbimin e tij. Por, lojtari në këtë kërkesë ka dhe dëshirën e tij për të qenë I mundur transferimi I tij. Liverpool është kërkesa e tij për të shërbyer si një përforcim I mundshëm për këtë ekip.

Diomande në gjermani është cilësuar si një talent I rri me mjaft interes, lojtari me një formë mjaft tërheqëse ka ngjallur interesin e disa klubeve të ndryshme. Liverpool, Bayern Munich, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej ekipeve që kanë shfaqur haptas interesin për afrimin e tij.

Ylli I RB Leipzig në kërkim të një klubi nga Premier Liga
Ylli I RB Leipzig në kërkim të një klubi nga Premier Liga

Liverpool është një prej tyre I cili e ka konsideruar si më të mundshëm një afrim të tillë. Me një shpejtësi, aftësi driblimi dhe mjaft kërcënues është cilësuar si opsion I cili në të kuqtë do të ketë mjaft ndikim në sulm. Pjesë e skuadrës së parë të Leipzig ai e ka dëshmuar se është një makineri e vërtetë golash dhe tashmë një promovim në ekipin që ai dëshiron mund të jetë një tjetër shtysë mjaft e rëndësishme për të.

Deri më tani nuk ka mbritur asnjë ofertë zyrtare për të në klub, por 19 vjecari është mjaft I bindur se një lëvizje e tij do të jetë e mundur në këtë verë.