Raul Asenico është duke bërë një lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij. Mbrojtësi i Real Madrid duket se do të ketë një tjetër kalim dhe kji pritet të jetë brenda të njejtit kampionat. 22 vjecari do të jetë i gatshëm që të ketë një transferim. Me 41 ndeshje të luajtura në kampionat ai ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë e cila është vlerësuar prej shumë klubeve të ndryshme. Mbrojtësi është vendosur në listën e disa klubeve dhe do të shërbejë si një prurje e cila do të jetë ndikuese.
Roli i tij në ekipin madrilen duket se do të jetë gjithnjë e më i tkurur. Duke qenë se dhe ekipi i bardhë është duke përgatitur mbritjen e dy prurjeve të reja. Nën emra të rrinj ai do të kishte gjithnjë e më shumë hapësira të pakta në ekip. Dayot Upamecano ose Ibrahima Konate janë emra që mund të nënshkruajnë së fundmi me ekipin.

Asenico është vendosur në listë si opsion i mundur që të shitet apo dhe huazohet. Me një vlerë tregu prej 30 milion euro është vendosur në listën e lojtarëve që mund të ikë nga ekipi i bardhë. Villareal pritet të jetë shtëpia e tij e re, ekipi është duke kërkuar prurje të reja dhe e ka vlerësuar lojtarin.
I njohur me kampionatin ai priret të jetë një nder emrat që mund të ketë hapësirën e nevojshme në skuadër. Roli i tij si kryesor në ekip dhe më shumë kohë në dispozicio. Pritet të jenë ato që do e tërheqin lojtarin.



