Ylli I Real Madrid me një mundësi, Botërorin e Klube

Ylli I Real Madrid me një mundësi tituli në Kupën e Botës për Klube

Gonzalo Garcia është një ndër sensacionet më të reja në ekipin madrilen. Sulmuesi I rri, falë talentitt të tij pritet të shndërohet në një sensacion për ekipin. Gjatë kompeticionit ku është duke marrë pjesë Kupës së Botës për Klube ai nuk është ndalur së shënuari.

Sulmuesi I dha dhe fitoren e fundit ekipit të Real Madrid përballë Juventus. Një ndeshje e cila u finalizua me golin e tij të vetëm të shënuar. Me këtë gol të shënuar ai është vendosur në listën e golashënuesve të këtij kompeticioni.

Është pikërisht goli I tretë në këtë kompeticion që ai shënon. I ndjekur po ashtu nga një asist të realizuar në këtë kampionat. Kështu për Garcian bëhët më e thjeshtë që të jetë pjesë e garës për Këpucën e Artë në këtë turne të FIFA-s.

Ylli I Real Madrid me një mundësi tituli në Kupën e Botës për Klube
Ylli I Real Madrid me një mundësi tituli në Kupën e Botës për Klube

Lista e deri tanishme ka dhe një seri lojtarësh të tjerë. Ajo që bie në sy është se pozicionimi I tyre është kryesisht I lojtarëve europiane. Një lsitë e cila është e kryesuar nga Angel Di Maria I Benficës. Lojtari ka munur të realizojë katër gola në këtë sezon. Pavarësisht, se fati nuk ishte me ekipin e tij dhe u eleminua nga kompeticioni.

Garcia në këtë listë është vendosur I dyti, me ekipin e tij që është ende pjesë e garës. Kjo e vendos në një pozitë më të favorshme për të pasur kështu mundësi triumfi. Pas tij është Phil Foden I Manchester City. Lojtari ka mundur të shënojë kështu tre gola, por tashmë jashtë kompeticionit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.