Ylli I Serisë A anullon pushimet për një bashkim në City

Ylli I Serisë A anullon pushimet për një bashkim në City

Manchester City duket se është shumë më afër një transferimi të parë gjatë afatit kalimtar të verës. Ka qenë pikërisht interesi I tyre që të kenë një afrim të tillë dhe sipas raportimeve ekipi është shumë pranë realizimit. Pikërisht një periudhë e ngjeshur kjo për ekipin I cili e ka ‘’detyruar’’ Tijjani Reijnders të ndërpresë pushimin e tij për të qenë pjesë e bisedimeve për një kalim të mundshëm.

Ekipi kërkon që të bëjë ndryshime elementare në ekipi pasi synon një sezon të ardhshëm shumë më frytshëm. Pasi përfunduan të tretët në këtë sezon të Premier Ligës, në pamundësinë për të fituar një titull, Guardiola kërkon të jetë shumë më aktiv në afrimet e reja.

Ylli I Serisë A anullon pushimet për një bashkim në City
Ylli I Serisë A anullon pushimet për një bashkim në City

Gjatë janarit ata shpenzuan afro 180 milion euro për katër afrime në ekip. City e quan ende të pa përfunduar sezonin e tyre ku shpresojnë për një mundësi në Kupën e Botës për Klube. Në afatin kalimtar të këtij kompeticioni ata shpresojnë që të regjistrojnë gjithashtu disa kalime që mund të jenë të rëndësishme për përforcimin e ekipit.

Lojtari I kombëtares Holandeze I cili luan në Serinë A për Milan shihet si një opsion që mund të shërbejë për ta. Më herët oferta e tyre është refuzuar prej Milan duke qenë se është jo brenda pritshmërive të cilat ka ekipi. Por, me një ofertë 65 milion euro ata synojnë të nënshkruajnë me sulmuesin I cili në këtë sezon ka mundur të shënojë plot 15 gola. Shihet si një synim I cili do e bëjë shumë më të qëndrushëm ekipin me këtë prurje të re.