Manchester United I cili është duke kaluar një periudhë jo të mirë, është duke u përballur me një tjetër pengesë. Lojtari I saj ka kërkuar që të ketë një vzhvendosje gjatë afatit të janarit. Por, Amorim në krahun tjetër e ka konsideruar si një hallkë të rëndësishme në skuadër. Fillimi I vështirë në këtë sezon duket se po shkon më tej drejt një rruge të duhur.
Djajtë e kuq kanë mundur të sigurojnë tre fitore radhazi pasi kanë mposhtur Sunderlandin, Liverpoolin dhe Brightonin. Skuadra e cila gjatë verës pati një seri rjedhjesh për shkak se shumë lojtarë u larguan apo huazuan. Rasmus Hojlund, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Antony cka e bën që ekipi të ketë një mungesë të potencialit në skuadër.

Tashmë, janë mediat e ndryshme që e bëjnë me dije po ashtu dhe një largim të mundshëm. Joshua Zirkzee është I vendosur se kërkon një tjetër eksperiencë jashtë skuadrës. Huazimi do të jetë forma që ai mund të shërbejë larg ekipit të kuq. Lëvizja e tij vjen për shkak se nuk ka gjetur terenin e duhur në angazhim. Lojtari ka pasur vetëm katër dalje në këtë sezon.
Zgjedhja e tij thuhet se është në Premier Ligë, por dhe oferta të tjera do e bëjnë atë të mendojë një transferim të mundshëm. Por, është një tjetër raportim prej mediave të cilat theksojnë se Zirkzee mund të ketë një pengesë në këtë transferim. Amorim, e shikon si rrezik një largim të tillë duke mos pasur hapësirën e duhur për repartin ofensiv në të ardhmen.



