Zambia është duke pasur një përfaqësim të mirë në eleminatoret e Kupës së Botës 2026, duket se kualifikimi i saj është i mundur dhe mund të ndodhë para se ata të skualifikohe nga FIFA për shkelje të rregullores. Një incident i ndodhur rrezikon që FIFA në mbledhjen e saj të zyrtarizojë dhe lajmin se Zambia nuk do të jetë më pjesë e kompeticioneve të rëndësishme duke mos e njohur Kombëtaren Afrikane.
Asgjë e konfirmuar por gjerësisht është në qarkullim një lajm që i përkrt luajtjes së një ndeshje miqësore me Rusinë. Zambia ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Rusinë, një ekip i cili është përjashtuar nga FIFA që të bashkohet në eventet sportive për shkak të situatës që ka shkaktuar politika e brendshme e shtetit rus. Nisja e luftimeve në Ukrainë e ndaloi secilin shtet që të ndërmerte një hap për të zhvilluar qofte ndeshje miqësore me një ekip të përjashtuar.
Problemi i një pengese qëndron dhe në faktin se ndikon politika në zgjedhjen e kreut të rri të Federatës së Futbollit, një akt tërësisht i ndaluar prej politikave të brendshme të FIFAs. Së fundmi atje është zgjedhur dhe Presidenti i rri i Federatës së Futbollit me një garë ku u s’kualifikuan prej saj tetë pjesëmarrësit. Një rend politik autokratik atje e ka bërë shumë më të vështirë lirinë e Federatës së Futbollit ku do të gjenden në një presion të vazhdueshëm sa I përket vendimarrjes. Ndaj në një shkelje të tillë të dyfishtë të rregullosres strikte të FIFA-s shihet e mundur që Zambia të mos të jetë më pjesë e kompeticioneve sportive. Një rregull i cili do të duhet të zbatohet prej Federatës së Futbollit Afrikane.