Zëvendësuesi I Salah, Liverpool gati 150 milion euro

Zëvendësuesi I Salah, Liverpool gati 150 milion euro

Liverpool, është duke përgatitur një tjetër investim mjaft të rëndësishëm sa I përket një zvendësimi në ekip. Mohamed Salah është bërë gjithnjë e më I pasigurt sa I përket qëndrimit të tij dhe kjo mendohet se ka nxitur më tej ekipin që të jetë në një kërkim. Lojtari I cili ka pasur një kontribut mjaft të rëndësishëm, ka shfaqur mjaft pakënaqësi sa I përket minutave të pakta në fushën e lojës.

Pikërisht, kjo situatë ka ngjallur më tej më shumë shqetësime duke krijuar kështu për drejtuesit një tjetër detyrë të rëndësishme. Qëllimi I tyre është që të mos rrezikojnë më tej në repartin ofensiv duke sjellë kështu një afrim të duhur në ekip. Një largim I papritur I egjiptianit mund të sjellë kështu mjaft pasiguri në ekip, ndaj janë të gatshëm që të vendosin për të ardhmen e skuadrës.

Zëvendësuesi I Salah, Liverpool gati 150 milion euro
Zëvendësuesi I Salah, Liverpool gati 150 milion euro

Objektivi kryesor I tyre është cilësuar Desire Doue, 20 vjecari I cili me formën e tij në Paris saint Germain ka mundur të sjellë dhe interesin e të kuqëve. Shpejtësia e tij, teknika dhe aftësia për të luajtur në dy krahët janë pikërisht hallka mjaft të rëndësishme për një afrim të mundshëm.

Liverpool nuk e konsideron thjeshtë si një zvendësues të Salah por njëherësh dhe një prej investimeve mjaft afatgjatë për të rinovuar më tej dhe sulmin e skuadrës. Doue dhe pse është vendosur në PSG si një pjesë e rëndësishme e projektit. Tashmë, mund të ketë hapin e radhës në karrierën e tij në Liverpool.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.