Olympique de Marseille ishte shumë afër një kalimi të rëndësishëm për klubin e tyre gjatë verës. Qëllimi I tyre ishte që të afronin në ekip Dani Ceballos. Por, mesa duket zgjedhja e lojtarit ishte krejt ndryshe duke kërkuar që të bëhej kështu pjesë e Real Madrid. Nën drejtimin e Xabi Alonsos ai shpresoi se do të mund të siguronte më shumë minuta në vazhdim.
Lojtari I cili ka një kontratë të vlefshme me Madrilenët deri në 2027 e mendoi krejt ndryshe këtë sezon. Nën mungesën e disa prej yjeve të ekipit ai besonte se mungesa e konkurencës do të hapte më shumë rrugë për të. Ndaj dhe të vendosur nën këtë pozitë ai zgjodhi që të ishte pjesë e real madrid duke mos pranuar kalimin te francezët.

Cellabos I cili është bërë pjesë e Real Madrid që prej 2017 ka qenë vazhdimisht pjesë e klubit. Pervec, periudhës kur ka pasur kështu një huazim drejt Arsenal që I përket viteve 2019 deri në 2021. Angazhimi I tij me Real Madrid ka bërë që të jetë pjesë e 16 trofeve të fituar.
Në këtë sezon ai është aktivizuar në 7 ndeshje nga 10 të luajtura. Katër nga këto sfida ai I ka nisur si titullar duke përfituar nga mungesa e Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga. Por, rikthimi I lojtarëve në fushë bëri që dhe minutat në dispozicion të tij të ishin shumë më të pakta. Të vendosur nën këtë pikë ai tashmë është në një situatë ku do të duhet të mendojë të ardhmen e tij.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.